AKTUALITET

Kontrolle për hashash, policia arreston 55 vjeçarin në Kutë

Mallakastër – Vijon plani operacional kombëtar, i koduar “Koordinata”, me objektiv parandalimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike.

Kishte kultivuar bimë narkotike buzë lumit Vjosa, arrestohet në flagrancë 55-vjeçari.

Procedohet për shpërdorim detyre, kryeplaku i fshatit Kutë, ku u gjetën bimët.

Asgjësohen nëpërmjet djegies, bimët narkotike.

Në kuadër të planit operacional antidrogë, të koduar “Koordinata”, si rezultat i kontrolleve sistematike dhe atyre të bazuara te informacionet e marra në rrugë operative, shërbimet e Komisariatit të Policisë Mallakastër goditën një tjetër rast të veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike. Për këtë rast u vu në pranga shtetasi Artur Zeka 55 vjeç, banues në fshatin Kutë, pasi u kap në flagrancë buzë lumit Vjosa, zonë ku dyshohet se kishte kultivuar 30 bimë narkotike Cannabis Sativa.

Më tej, në lidhje me këtë rast, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për kryetarin e fshatin Kutë, shtetasin G. Z., 35 vjeç, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasit:
-A. H., 32 vjeç, banues në Patos, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj babait të tij;
-A. J., 36 vjeç, banues në Fier, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit:
-L. Sh., 36 vjeç, banues në fshatin Hysgjokaj, pasi dyshohet se ka shqetësuar nëpërmjet thirrjeve telefonike, një shtetas 62 vjeç;
-M. L., 52 vjeç, banues në Lushnjë, pasi dyshohet se me vetëgjyqësi, ka mbyllur banesën e një 60-vjeçari, sepse pretendon se është pronë e tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Divjakë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit:
-E. Sh., 20 vjeç, banues në fshatin Shën e Premte, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka dëmtuar automjetin e një shtetasi 26 vjeç;
-S. K., 70 vjeç, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj mbesës së tij.

Në Stacionin e Policisë Roskovec, ka kallëzuar shtetasi S. A., 66 vjeç, se më datë 26.06.2025, ishte larguar nga banesa, nëna e tij, shtetasja H. A., 88 vjeçe, e cila vuan nga probleme të shëndetit mendor. Punohet për gjetjen e kësaj shtetaseje.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button