Thursday, April 25, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETKujdes, policia pohon se janë shtuar vjedhjet në Fier e Lushnje.

Kujdes, policia pohon se janë shtuar vjedhjet në Fier e Lushnje.

Shtohet fenomeni i vjedhjeve në rrethet Fier dhe Lushnje, ka pohuar zyrtarishtë drejtoria e policisë vendore në Fier.

Du ke ju referuar të dhënave zyrtare mësohet se personat e ndaluar prej saj si autorë të dyshuar ata kryesishtë kan hyrë në banesa apo kanë shtërnguar njerëz duke u marr paratë që kan pasur me vete si dhe aparatet e telefonave celularë.

Policia ka vënë në pranga 3 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasit:

-E. S., 42 vjeç, banues në Fier, pasi dyshohet se iu ka vjedhur celularët dhe shuma parash, 2 shtetasve;

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë arrestuan në flagrancë shtetasin M. B., 40 vjeç, banues në Lushnjë, pasi dyshohet se ka vjedhur një shumë parash, sende personale dhe një celular, në një banesë në Lushnjë.

Më datë 13.04.2023, në Komisariatin e Policisë Divjakë, ka bërë kallëzim shtetasi S. P., 55 vjeç, banues në Divjakë, se gjatë kohës që nuk ka qenë në banesë, i është vjedhur një shumë parash. Po punohet për sqarimin e rrethanave të këtij rasti, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

A. P., 40 vjeç, banues në Ndërnënas, Fier, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj vëllait të tij, i cili ishte i pajisur me urdhër mbrojtjeje.

Materialet proceduarale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME