Dokumentet për sulmin e 11 Shtatorit, ja çfarë paralajmëron Presidenti Trump

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka deklaruar se do të shqyrtojë kërkesën e familjarëve të viktimave të sulmeve terroriste të 11 Shtatorit 2001 për publikimin e më shumë dokumenteve dhe arkivave që lidhen me ngjarjen.
“Do ta shqyrtoj kur të kthehem”, u tha Trump gazetarëve në Irlandë, përpara se të hipte në avionin që do ta kthente në Uashington.
Më herët, pasi ndoqi një turne golfi në Dunbeg dhe zhvilloi takime me kryeministrin irlandez Micheál Martin dhe lojtarin Shane Lowry, fituesin e Open të Irlandës, Trump premtoi se do të “heqë” tarifat doganore për uiskin irlandez.
Presidenti amerikan nuk dha detaje të tjera lidhur me këtë njoftim të papritur.
SHBA-ja dhe Bashkimi Evropian, ku bën pjesë edhe Irlanda, arritën në verën e vitit 2025 një marrëveshje tregtare që përcakton një tarifë maksimale prej 15% për produktet evropiane të importuara në SHBA. Megjithatë, mbetet e paqartë se kur do të hiqen tarifat për uiskin irlandez.
Në të njëjtën kohë, Trump kritikoi edhe kryebashkiakun e Nju Jorkut, Zohran Mamdani, pasi ai u pa duke qeshur së bashku me një deputete demokrate gjatë ceremonisë së përkujtimit të viktimave të 11 Shtatorit.
“Fakti që ai po qeshte në atë moment ishte krejtësisht i papërshtatshëm”, deklaroi Trump.








