BOTA

Kujdesej për të moshuarën në Greqi, 39-vjeçarja vjedh 30 mijë euro dhe zhduket

Policia greke po kryen hetime për të identifikuar dhe arrestuar një punëtore shtëpiake 39-vjeçare, e cila grabiti një grua të moshuar në Aigio. Sipas një padie të ngritur nga fëmijët gruas 90-vjeçare, për të cilën kujdesej punëtorja shtëpiake, u zbulua se ajo kishte tërhequr pjesërisht shumën prej 30,000 eurosh nga llogaria bankare e së moshuar.

Punëtorja kujdesej si për gruan 90-vjeçare ashtu edhe për njërin nga djemtë e saj, i cili vuan nga probleme shëndetësore.

“E akuzuara, nga maji i vitit 2024 deri në janar të këtij viti, duke punuar si ndihmëse shtëpiake për një grua të moshuar dhe djalin e saj që ka probleme mendore, u mori kodet e kartave bankare dhe tërhoqi prej tyre shumën prej 30,000 eurosh me këste”, thotë policia helene.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button