Friday, October 4, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeSPORTKur Müller në Indi mbante llastikun e brekëve në duar

Kur Müller në Indi mbante llastikun e brekëve në duar

Daniel Sikorski nuk është tamam një emër i famshëm në futbollin botëror. Sulmuesi austriak me origjinë polake, Sikorski aktualisht luan nw kampionatin qipriot me fanellën e Aris Limassol dhe më së shumti ka grumbulluar njëfarë prezence në U-21 të vendit të tij.

Por kur ishte i ri, ai konsiderohej një premtim i futbollit europian. Kjo është arsyeja pse, siç ndodh shpesh, Bayern Mynich kishte lëvizur drejt tij. Bavarezët e sollën në Gjermani nga St. Polten dhe e dërguan në ekipin e dytë për të fituar përvojë. Ai nuk debutoi asnjëherë me lojtarët e mëdhenj dhe në fund nisi turneun e tij personal nëpër Evropë në kampionate dhe ekipe të vogla, por nga ana tjetër bëri njohje të rëndësishme.

MÜLLER – Një nga shokët e tij të dhomës së zhveshjes te Bayern Mynih II ishte në fakt … njëfarë Thomas Müller, i cili midis viteve 2007 dhe 2009 testoi veten në ekipin B përpara se të depërtonte në mesin e të mëdhenjve dhe të fitonte si protagonist (ndër të tjera) dy Liga Kampionësh dhe një Botëror me Gjermaninë. Cili është mendimi i Sikorskit për kampionin e botës 2014, me të cilin është ende në kontakt? I shkëlqyer: “Thomas është ende i njëjti, i pëlqen të bëjë shaka dhe nuk ka ndryshuar kurrë. Ai është një nga lojtarët më të nënvlerësuar në botë.” Por episodi që do të mbetet përgjithmonë i skalitur në kujtesën e tij nuk është ai që Müller do ta kujtojë me shumë dëshirë. Pak kohë më parë austriaku, në fakt, tregoi për SPOX dhe Goal se gjatë një udhëtimi në Indi, gjermani e pa punwn keq pas një darke jo fort të lehtë.

HELMIMI – “Bayern kishte një partneritet me një jetimore në të cilën ne dwrgonim veshje. Më pas u ndalëm pranë Himalajave. Qëndruam në një hotel që nuk kishte dyshekë, flinim në dërrasa druri. Dushet ishin me kova me ujë dhe për darkë kishte patatina dhe patate të skuqura e Coca-Cola qw dukej sikur ishin aty që nga viti 1953. Kështu shkuam për të ngrënë diku tjetër dhe Thomas pothuajse u helmua. Menuja thoshte se gjella nuk ishte pikante, por absolutisht nuk ishte kështu dhe Thomas nuk e vuri re menjëherë. Të nesërmen e kaloi në banjë në vend që të stërvitej.”

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME