Saturday, July 27, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomePOLITIKËBerisha: Rama ka kthyer monizmin

Berisha: Rama ka kthyer monizmin

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha bëri akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama në një takim në përvjetorin e vrasjes së Azem Hajdarit. Berisha tha se Rama ka kthyer monizmin në vend pasi kontrollon të gjitha pushtetet.

“Tani ne jemi këtu dhe nëse do e titullonim këtë takim me shumë të drejtë mund ta quanim “Dhjetori në rrezik”, “’90 në rrezik”. Në fakt më shumë se në rrezik. Ronald Regan e ka thënë me gjenialitet se “demokracisë i duhet më pak se një gjeneratë për tu zhdukur”.

Ne ku jemi sot. Nuk do të bëj një analizë, por sot jemi në kushtet e një pushteti identik të një personi. Kemi rikthimin e monizmit absolut në Shqipëri. Cili është dallimi më themelor i monizmit absolut dhe një demokracie. Dallimi më themelor është se i pari nuk voton, i dyti voton. I pari nuk përfaqëson, i dyti përfaqëson.

Kjo që ka ndodhur është absolutisht një rikthim i monizmit të plotë. Natyrisht jo me burgje dhe kampe përqendrimi, por me të gjitha format e tjera të persekutimit” – tha Berisha që veçoi shembullin e mësueses që Rama e përmendi në kuvendin për arsimin.

“Sot ju e dëgjuat Edi Ramën tek tregonte me mburrje persekutimin e një mësueseje, se si ai dhe ministrja i kishin kontrolluar asaj Facebook.

Në vitin 1990 ka qenë një poet i ri që quhej, Lazer Stani, i cili ishte korrespondentë në gazetën “Zëri i Rinisë”. E hoqën sepse ai u fejua me Luljeta Leshanakun, e cila ishte një poete e talentuar edhe ajo, por që ishte mbesa e Abaz Kupit. Sa u diktua që Lazri u fejua e hoqën nga korrespondent.

A nuk bëri edhe ky të njëjtën gjë, pse ajo foli për qeverinë. Unë u dhashë një shembull, por shembull të tillë janë të pafundme” – tha Berisha. 

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME