Friday, October 4, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeBOTAKurti: Lëvizje e lirë e banorëve të zonave kufitare Kosovë – Shqipëri

Kurti: Lëvizje e lirë e banorëve të zonave kufitare Kosovë – Shqipëri

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti njoftoi se prej së mërkurës ka hyrë në fuqi lëvizja e lirë e qytetarëve në zonat ndërkufitare Kosovë – Shqipëri.

“Ministria e Brendshme e Republikës së Kosovës dhe Ministria e Punëve të Brendshme e Republikës së Shqipërisë kanë nënshkruar Protokollin Zbatues të Marrëveshjes Qeveritare për Regjimin e Trafikut Lokal në Zonat Kufitare, duke mundësuar e jetësuar lëvizjen e lirë të qytetarëve që banojnë në zonat kufitare, në 26 vendkalime të veçanta kufitare.

Prej ditës së sotme, mbi 200,000 shtetas të Kosovës dhe Shqipërisë që banojnë në zonat deri në 30 km nga kufiri tokësor kanë të drejtë të kalojnë kufirin lirshëm dhe të qëndrojnë në zonën kufitare, për arsye sociale, kulturore, familjare etj. Kjo Marrëveshje thellon edhe më tej bashkëpunimin tonë ndërshtetëror dhe lehtëson ndërveprimin e qytetarëve në të dy anët e kufirit” – shkroi Kurti në Facebook. 

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME