Saturday, April 27, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeKULTURËKush ishte Silvio Berlusconi: Një jetë mes skandaleve dhe triumfeve politike

Kush ishte Silvio Berlusconi: Një jetë mes skandaleve dhe triumfeve politike

Ndahet nga jeta ish-kryeministri i Italisë Silvio Berlusconi. Berlusconi vdiq në spitalin San Raffaele në Milano, ku ka kaluar shumicën e kohës dy muajt e fundit. Lideri i Forza Italia dhe themeluesi i Mediaset ishte 86 vjeç.

Berlusconi u kthye në San Raffaele të premten e kaluar, pas një shtrimi të gjatë, 45 ditë, i cili përfundoi disa javë më parë, për shkak të pneumonisë dhe një forme leuçemie. Në mëngjes, vëllai i tij Paolo dhe fëmijët e tij kishin shkuar me urgjencë në spital, ku tashmë ndodhej Marta Fascina.

Është e vështirë të imagjinohet një Itali pa Silvio Berlusconin. Në pesëdhjetë vitet e fundit nuk ka pasur asnjë ditë që emri i tij të mos përmendet, në TV, në gazeta, në Parlament, në lokale, në stadium; “il Berlusca” ka përçarë opinionin publik si një mollë sherri.

Kontraktor ndërtimi, manjati televiziv, president i Milanit dhe më pas i Monzas, themelues i një partie të quajtur Forza Italia, tre herë kryeministër, i pandehur në gjyqe të bujshme. Gjithçka tek ai ishte e tepruar, biri i teprimit. Në një moment, popullariteti i tij ishte i tillë që në botë identifikohej me gjykatën italiane.

La Repubblica shkruan në një profil të gjatë për Berluconin se të përmbledhësh jetën e tij në një shkrim është shumë e vështirë.

Ai ishte njeriu më i pasur në vend, fillimisht. Një pasuri e shfaqur me gëzim, por ai nuk kishte lindur i pasur, ai kishte ndërtuar pasurinë e tij të madhe, fillimisht si një kontraktues ndërtimi, pastaj si një vizionar katodik.

Shkrimtari Giuseppe Fiori i cili i kushtoi një nga biografitë e para në vitin 1995 e titulloi “Shitësi”. Bindja, joshja, kënaqja e të tjerëve: kjo ka qenë gjithmonë karakteristikë e Silvio Berlusconit, i cili nuk e kapërceu dot faktin se në vend të kësaj mund të kishte një pjesë të madhe qytetarësh që i shihnin televizionet e tij të dëmshëm dhe tejet të papranueshëm.

Kishte nga ata që mendonin se Berlusconi ishte oportunizmi i një njeriu që zgjedh politikën jo për vokacion, por për vetëmbrojtje cinike. Është vënë në dukje se virusi i populizmit, i cili në një moment infektoi botën, u përhap pikërisht nga Kalorësi politik.

Berlusconi i vitit 1994, ato të zgjedhjeve të para, sjell me vete të gjitha kurthët e demagogëve të ardhshëm që do të shkelin më vonë në skenë: refuzimin e partive dhe të “atyre që ishin më parë”, disponimet antiparlamentare, retorika e njeriut të vetëm në komandë, përbuzja e shfaqur për kulturën, shkatërrimi i çdo kujtese. Në fund të fundit, gjithçka filloi me “Silvio”.

Ai ishte vogëlushi borgjez i ardhur nga askund. Kjo i pëlqeu italianit mesatar, i bindur se do t’i bënte të pasur, ashtu siç i kishte bërë kompanitë e tij jashtëzakonisht të begata. Me kalimin e kohës ai e rrethoi veten me një grup ndjekësish besnikë, për të cilët Kalorësi – siç u mbiquajt falë një titulli të marrë në 1977 – ishte një lloj hyjnie imun ndaj çdo kritike: “Një grup besimtarësh që ofrojnë vetëm legjenda rozë”, siç vuri re Corrado Stajano.

Ky popull këndonte në mitingjet e tij “falë Zotit Silvio është këtu”; nga ana tjetër qëndronin kundërshtarët e tij, “komunistët”, Italia tjetër për të cilën Silvio ishte grabitës dhe i përfshirë në konfliktin e interesave.

Ai fliste me gjuhën e një njeriu të zakonshëm. Tregonte afërsi me njerëzit e thjeshtë, me amvisen që ndiqte programet e televizionevetë tij duke rregulluar shtëpinë. I falën gjithçka, gafat, buliminë seksuale, paqartësinë politike. Në filmin e Sabina Guzzantit, Draquila, i xhiruar në mes të skandalit Olgettine, një grua nga L’Aquila thotë: “Dhe çfarë të keqe ka ai nëse i pëlqejnë gratë? Ai është burrë!”

Koment i BBC:

Pak italianë kanë pasur më shumë ndikim dhe kanë tërhequr më shumë polemika se Silvio Berlusconi- biznesmeni miliarder dhe katër herë kryeministër i vendit.

I lindur në vitin 1936 në Milano, Berlusconi e filloi karrierën e tij duke shitur fshesa më korrent, përpara se të krijonte një kompani ndërtimi.

Ai arriti të bëhej një nga njerëzit më të pasur në Itlai, duke e bërë pasurinë e tij përmes kanaleve të tij televizive dhe duke fituar njohje ndërkombëtare si pronar i klubit legjendar të futbollit AC Milan përpara se të hynte në politikë.

Ai themeloi partinë e tij, Forza Italia në vitin 1993 dhe mbeti një figurë e fuqishme politike për dy dekadat e ardhshme- brenda dhe jashtë pushtetit- duke shuar me sukses skandalet seksuale dhe akuzat për korrupsion.

Si një manjat dhe politikan, Berlusconi ndihmoi në formësimin e imazhit të Italisë për dekada.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME