Monday, July 15, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeMODËTH@SHETHEMELady Diana e kishte parashikuar vdekjen e saj

Lady Diana e kishte parashikuar vdekjen e saj

Princeshë Lady Diana humbi jetën në një aksident rrugor para 26 vitesh, por për të shkruhet ende nga mediat. Dy vite para aksidentit të saj fatal, Princesha Diana parashikoi se do të vdiste në një aksident automobilistik. Zbulimi rrëqethës i cili u bë i njohur si ”Shënimi i gabuar” detajohet në dokumentarin e Discovery + ‘The Diana Investigations’.

Në tetor 1995, Diana kërkoi një takim privat me këshilltarin e saj ligjor personal, Victor Miscon për të ”biseduar me të për diçka të cilën e kishte në mendjen e saj”. Miscon mori shënime të bisedës së tyre, në të cilën Diana thuhet se tha se ”burime të besueshme”, të cilat ajo nuk i përmendi, e kishin informuar ”se mund të organizohej një aksident trafiku”.

Më 31 gusht 1997, Diana së bashku me partnerin e saj, Dodi Al-Fayed, dhe shoferin e saj, Henri Paul, u vranë kur Paul përplasi Mercedesin e tyre në një shtyllë me shpejtësi 65 mph në tunelin Pont de l’Alma të Parisit. Shoferi ishte nën ndikimin e alkoolit dhe drogave me recetë teksa përpiqej të shmangte paparacët e pamëshirshëm që po i ndiqnin me motoçikleta.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME