Patos – Mungesa e mundësive për punësim dhe investimet, janë ndër arsyet që po çojnë drejt braktisjes së qyteteve shqiptare. Në zonën Bregas në lagjen “29 marsi” në Patos, gjysma e banesave janë të braktisura, ndërsa banorët që ende jetojnë aty, thonë se në 32 vjet nuk kanë pasur kurrë investime për të përmirësuar kushtet e jetesës.
Arsyet e largimit të banorëve nga kjo zonë, lidhen kryesisht me papunësinë dhe mungesën e investimeve në infrastrukturë.
Ujërat e zeza, siç shihet nga pamjet, derdhen në sipërfaqe, duke krijuar jo pak shqetësim për qytetarët.
Rruga është një problem më vete për banorët, pasi prej vitesh në të nuk është investuar nga pushteti lokal.
Aktualisht, në lagjen “29 Marsi”, janë të banuara vetëm gjysma e banesave, pasi të tjerat janë braktisur.