POLITIKË

Lapaj: Mbështesim Florian Binajn si kandidat për Tiranën

Kreu i lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, ka njoftuar sot se do të mbështesë kandidatin e pavarur Florjan Binaj për Bashkinë e Tiranës. Deklarata e nxituar nënkupton se Lapaj nuk ka pranuar të presë dhe të negociojë me Partinë Demokratike dhe Partinë Mundësia për të negociuar për një kandidat të vetëm të opozitës.

Prej muajsh, “Mundësia” kishte propozuar një marrëveshje parimore me PD-në dhe të gjitha partitë e opozitës që synonte pikërisht bashkimin e forcave opozitare rreth një kandidati të vetëm, jo partiak, për të maksimizuar shanset në Tiranë. PD-ja kishte pranuar të hynte në këto negociata mbi këtë bazë.

Por në vend të këtij bashkërendimi, Lapaj deklaroi sot se “Shqipëria Bëhet” ka vendosur të mbështesë Binajn, duke e argumentuar vendimin si shprehje të “vullnetit të mirë” dhe të bindjes se “Shqipëria vlen mbi partinë”.

Kujtojmë se Adriatik Lapaj dhe Florian Binaj janë bashkëthemelues të “Shqipëria Bëhet”. Ata e shpallën partinë në “Opinion” së bashku me Edlira Çepanin (foto lart). Pas pak muajsh, Binaj u shpreh se do të tërhiqej nga kjo parti. Me sa duket, ish-bashkëthemeluesit e kanë gjetur gjuhën përsëri.

Pas Arlind Qorit dhe “Lëvizjes Bashkë”, ky qëndrim e vendos Lapajn jashtë kornizës së bashkëpunimit opozitar. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button