SPORT

Liverpooli feston titullin, Slot bën gjestin e veçantë për Jurgen Klopp ( video)

“Anfield” u kthye në një festë të madhe këtë fundjavë, teksa Liverpool mposhti Tottenhamin me rezultatin bindës 5-1 dhe u shpall zyrtarisht kampion i Premier League. Ky është titulli i 20-të në historinë e klubit të kuq në futbollin anglez dhe trofeu i dytë që Liverpool fiton në epokën moderne të Premier League.

Në përfundim të sfidës, atmosfera elektrizuese shpërtheu edhe më shumë, me lojtarët, stafin dhe tifozët që pushtuan fushën për të festuar suksesin historik.

Një moment i veçantë që emocionoi të gjithë ishte gjesti i Arne Slot. Trajneri holandez tregoi një respekt të madh ndaj paraardhësit të tij, Jurgen Klopp, duke i kushtuar një përshëndetje të veçantë.

Në skenën e festimeve, Slot iu drejtua publikut me thirrjen: “Është koha të shprehim mirënjohjen tonë për Klopp. Jurgennnn Klopp, na na naaaa, Jurgen Klopp, naaa, naaaa”, duke përsëritur koreografinë që Klopp vetë kishte bërë për të në ndeshjen e lamtumirës.

Tifozeria e “Anfield”-it reagoi menjëherë me duartrokitje dhe brohoritje, duke nderuar edhe një herë trajnerin gjerman që ka lënë një trashëgimi të paharrueshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button