SPORT
Liverpooli fiton zyrtarisht titullin e 20-të në Premier League

Liverpool është shpallur kampion i Premier League për sezonin 2024-2025, duke siguruar titullin katër javë para përfundimit të kampionatit. Pas një sezoni dominues, skuadra e Arne Slot mposhti Tottenhamin 5-1 në Anfield, për të siguruar matematikisht vendin e parë në renditje.
Golat e shënuar nga Díaz, Mac Allister, Gakpo, Salah dhe një autogol i Udogie e çuan Liverpoolin në një fitore të thellë ndaj “Spurs”, duke vulosur fitoren e titullit.
Me 82 pikë, Liverpooli ka një avantazh prej 15 pikësh ndaj Arsenali që renditet i dyti (67 pikë), duke bërë të pamundur ndjekjen nga rivalët.
Kjo fitore shënon fundin e dominimit të Manchester Cityt, i cili kishte fituar katër tituj radhazi në Premier League.