Lubi Balluku, më në fund në bankën e të pandehurve

Nga Eduart Sharka – Shumë vonë dhe për shumë pak zullum akuzohet – si gjithmonë në këtë republikë të mbytur nga pandëshkueshmëria.
Zullumi i Ballukut ishte aq i madh, sa drejtësia nuk mund ta shmangte më.
Në Fier e pamë qartë: gara u deformua nga terrori elektoral, paratë e korrupsionit, propaganda, administrata e kapur nga pushteti dhe bashkëpunimi me krimin.
Natyrisht që nuk më vjen keq për Lubinë, as për ata që bashkëpunuan me të. Kush bëhet pjesë e një krimi elektoral, nuk është mashtruar: është bashkëfajtor.
Por më vjen keq për ata që punojnë me ndershmëri dhe vuajnë pasojat e korrupsionit e të keq qeverisjes, që nuk panë elefantin në dhomë, për ata që u shiten për kacidhet dhe favoret e ndyra të Ballukut, dhe për qyqaret që presin t’u realizohen premtimet e fushatës.
Koha e përgjegjësisë dhe e shpagimit, sado vonë, vjen për të gjithë.









