Saturday, May 4, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETMakina bie në kanal, shpëton për mrekulli shoferi

Makina bie në kanal, shpëton për mrekulli shoferi

Fier – Një dalje nga rruga ka ndodhur  mbrëmjen e kësaj të hëne në vendin e quajtur “ Ura e Baltëzës “ në Fier.

Një person ende i paidentifikuar ka rënë në kanalin anësor të rrugës me automjetin e tij duke përfunduar në ujë.

Burimet nga vendngjarja bëjnë me dije se drejtuesi i mjetit tip “ Benz” kish përfunduar në kanal dhe në përpjekje për të dalë nga mjeti ishte zhytyr në ujërat e tij në gjëndje të dehur.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë uniformat blu, dhe shërbimi zjarrfikkës , por drejtuesi i mjetit ishte nxjerrë nga banorët e zonës dhe më pas është transportuar në spitalin Rajonal të Fierit për të marrë ndihmën mjekësore, ndërkohë që po punohet për nxjerrjen e automjetit nga kanali.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME