Monday, December 9, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETMashtrimi me Call Center-at/ Prokurorja italiane: Autorët ishin profesionistë të lartë, parat...

Mashtrimi me Call Center-at/ Prokurorja italiane: Autorët ishin profesionistë të lartë, parat janë ruajtur në Bitcoin

SPAK dhe pala italiane kanë dhënë detaje mbi aksionin e ndërmarrë, i cili bëri të mundur shkatërrimin e grupit që mashtronin me anë të call centerave. Gjatë deklaratës për mediat, pala italiane tha se pjesa që ishte më shqetësuese lidhet me aftësitë ekstreme që zotëronin personat për të kryer mashtrimin.

“Janë kontrolluar 60 postacione kompjuterash, do të thotë se të dhënat trafikoheshin dhe do të thotë do duhet të hetoheshin me detaje, njëra pas tjetrës.  Shqetësuese është profesionaliteti ekstrem i personave të përfshirë në këtë skemë mashtrimi. Një profesionalizëm i lartë, që konsistonte në një aftësi për të mashtruar viktimat. Organizata fillestare karakterizohej nga role të përcaktuara tepër saktë. Nuk duhet të mendojmë se personat e mashtruar të kenë qenë të moshuara, apo që nuk kuptonin dot. Bëhet fjalë për subjekte që mashtroheshin përmes një teknike të rafinuar.

Lufta kundër këtij krimi kibernetik duhet të zhvillohet në mënyrë të pandërprerë dhe duhet të rrisin bashkëpunimin tonë, sepse paraja e pistë i ndot rregullat e shoqërisë dhe prodhon efekte të këqija në jetën tonë të përditshme”, tha përfaqësuesja italiane.

Prokurori i SPAK Ened Nakuçi në një deklaratë për mediat ka dhënë detaje në lidhje me një grup të strukturuar të mashtrimit online që mashtronte dhe u merrte para qytetarëve italianë.

Nakuçi në fjalën e tij është shprehur se kjo është një skemë mashtrimi që është zbuluar në kuadër të një bashkëpunimi me autoritetet italiane dhe që është vijim i hetimeve të një operacioni të zhvilluar më parë në këtë drejtim.

Më tej Nakuçi tha se në total janë mashtruar 140 qytetarë italianë, të cilët kontaktoheshin përmes telefonit dhe bindeshin për të investuar shuma të vogla. Paratë e fituara nga mashtruesit janë ruajtur në bitcoin.

Lidhur me aksionin nga SPAK dhe asaj italiane, u nxorën 14 masa të reja sigurie për shtetasit shqiptar. Ata janë pjesë e një grupi të strukturuar kriminal që merreshin me shitjen online. Janë rreth 140 kallëzime nga personat e dëmtuar në Itali. Shuma e dëmit të kryer shkon në 4.7 mln euro. Verifikimet kanë nxjerrë skemën e mashtrimit, ku viktimat telefonoheshin dhe bindeshin për të investuar në shuma të vogla. Ka rezultuar se mashtruesish ishin të zotë në përdorimin e teknikave bindëse. Për çdo transferim rezultante dhënia e sasive bitcoin, duke humbur gjurmët e parave që investoheshin. Këta drejtues janë IT dhe konsulentë të shitjeve. Hetimet vijojnë dhe për persona të tjerë të përfshirë. Paratë e viktimave janë shndërruar në kriptovaluta’, u shpreh Nakuçi.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME