Thursday, March 28, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeSPORTMbappe barazon i vetëm Argjentinën, finalja shkon në shtesë

Mbappe barazon i vetëm Argjentinën, finalja shkon në shtesë

Kombëtarja argjentinase do të kërkojë që ta rikthejë dhe njëherë këtë trofe, i cili i mungon që nga viti i largët, 1986, kësaj radhe me në krye Leo Mesin.

ARGJENTINË-FRANCË 2-2

98′ Koha e rregullt mbyllet në shifrat 2-2. Tashmë do të duhet 30 minuta shtesë për të gjetur ndoshta një fitues

81’ GOOOL Kylian Mbappe është i jashtëzakonshëm. Sulmuesi francez shënon një eurogol me një goditje shumë të bukur fluturimthi

79’ GOOOL Franca rihap ndeshjen ndaj Argjentinës, tashmë në shifrat 2-1. Kylian Mbappe shënon nga pika e bardhë, pas një penallti të fituar nga një faull në zonë nga Otamendi.

66’ Franca jep sinjalet e para të rrezikshme me dy krosime mjaft të mira nga Griezmann, por që nuk u shfrytëzuan nga shokët e tij

36’ GOOOL Argjentina po dhuron spektakël ndaj Francës, pasi në minutën e 35-të, arrin që të gjejë dhe golin për shifrat 2-0. Me anë të një kundërsulmi të shpejt, Di Maria konkretizoi në mënyrë perfekte aksionin.

22’ GOOOL Argjentina ka fituar një penallti, pas një faulli të Dembele ndaj Di Marias brenda zonës. Nga pika e bardhë, Lionel Messi do të arrinte që të mposht portierin Lloris me një goditje të saktë.

9’ Portieri Lloris dëmtohet pas një aksioni të rrezikshëm të argjentinasve, të cilët e kanë nisur më mirë sfidën

4’ Mec Allister provon me një goditje nga distanca, por Lloris është i vëmendshëm.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME