Friday, April 26, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeSPORTFinale e çmendur, Messi dhe Mbappe shënojnë dy gola të tjerë në...

Finale e çmendur, Messi dhe Mbappe shënojnë dy gola të tjerë në shtesë

Argjentina dhe Franca janë duke u përballur në finalen e madhe të Kupës së Botës.

Kombëtarja argjentinase do të kërkojë që ta rikthejë dhe njëherë këtë trofe, i cili i mungon që nga viti i largët, 1986, kësaj radhe me në krye Leo Mesin.

ARGJENTINË-FRANCË 3-3 LIVE

117’ GOOOL Tjetër penallti për Francën. Mbappe fitoi një penallti pas një prekje të goditjes së tij me dorë, ndërkohë që nga pika e bardhë sulmuesi i PSG shënoi golin e tretë personal.

GOLI LINKU

108’ GOOOL Argjentina ka kaluar në avantazh 3-2. Pas një aksioni të gjatë, Lautaro Martinez vendos në vështirësi portierin Lloris, ndërkohë që më pas Messi e kishte të thjeshtë pr ta shtyrë topin në rrjetë.

GOL LINKU

98′ Koha e rregullt mbyllet në shifrat 2-2. Tashmë do të duhet 30 minuta shtesë për të gjetur ndoshta një fitues

81’ GOOOL Kylian Mbappe është i jashtëzakonshëm. Sulmuesi francez shënon një eurogol me një goditje shumë të bukur fluturimthi

GOL LINKU

79’ GOOOL Franca rihap ndeshjen ndaj Argjentinës, tashmë në shifrat 2-1. Kylian Mbappe shënon nga pika e bardhë, pas një penallti të fituar nga një faull në zonë nga Otamendi.

GOLI LINKU

66’ Franca jep sinjalet e para të rrezikshme me dy krosime mjaft të mira nga Griezmann, por që nuk u shfrytëzuan nga shokët e tij

36’ GOOOL Argjentina po dhuron spektakël ndaj Francës, pasi në minutën e 35-të, arrin që të gjejë dhe golin për shifrat 2-0. Me anë të një kundërsulmi të shpejt, Di Maria konkretizoi në mënyrë perfekte aksionin.

GOLI LINKU

22’ GOOOL Argjentina ka fituar një penallti, pas një faulli të Dembele ndaj Di Marias brenda zonës. Nga pika e bardhë, Lionel Messi do të arrinte që të mposht portierin Lloris me një goditje të saktë.

GOLI LINKU

9’ Portieri Lloris dëmtohet pas një aksioni të rrezikshëm të argjentinasve, të cilët e kanë nisur më mirë sfidën

4’ Mec Allister provon me një goditje nga distanca, por Lloris është i vëmendshëm.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME