KRYESOREPOLITIKË

Mediu: Ne jemi për shtetin e shqiptarëve

Në protestën e opozitës ka folur edhe kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu. Ai e nisi fjalën e tij në protestën e opozitës para kryeministrisë me një përshëndetje. Sipas tij, SHBA-të janë miqtë e Shqipërisë që duan vendin tonë të drejtë dhe me zgjedhje të lira dhe të ndershme.

“Ju sjell përshëndetjet më të mira nga miqtë e SHBA në Kongres dhe Senat, ata që në kanë mbështetur në anëtarësimin e Shqipërisë në NATO, ata që do na mbështesin në rrugëtimin drejt zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Miqve republikanë të SHBA që duan një Shqipëri në NATO pa korrupsion, pa krim, zgjedhje të lira dhe të ndershme, një drejtësi të pavarur dhe jo një drejtësi që përdoret jo kundër opozitës.

Ne nuk jemi për pushtetin, por për shtetin e shqiptarëve. Jemi për ata që sakrifikuan në emër të lirisë. Jemi në emër të prindërve tanë që na dedikuan sakrificën dhe jetën e tyre dhe sot qeveria tallet me pensione qesharake.

Jemi këtu në emër të intelektualëve që janë larguar nga qeveria drejt rrugëve të botës me qëllim që njerëzit këtu mos të kenë zë. Jemi këtu ne emër të së ardhmes, e cila nuk mund të ndërtohet pa lirinë për të folur. Ne në këtë godinë pritëm presidentin Bush. Në krah të kryeministrisë Berisha deklaroi, Shqipëria në NATO dhe pavarësinë e Kosovës”, tha nder te tjera Mediu.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button