AKTUALITET

Mijëra protestues, marshim në rrugët e Tiranës: Rama jep dorëheqjen!

Në Tiranë u mbajt protesta e 9-të. Mijëra shqiptarë të bashkuar në sheshin “Skënderbej’ marshuan drejt Kryeministrisë për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Protesta u transmetua LIVE edhe nga agjencia e njohur e lajmeve Reuters.

Një nga pankartat shkruhet “Nuk i ke larë akoma hesapet me studentët”. Me thirrjet e tyre “Revolucion”, “Jep Dorëheqjen”, ‘Rama në burg, Berisha në burg’, ‘Shqipëri e re’.

Më pas qytetarët marshuan në rrugët e Tiranës. Protesta kundër qeverisjes Rama ka dhe në Shkodër, Korçë, Durrës e Vlorë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button