AKTUALITET
Qëllohet patrulla policore në Rinas

Një i ri ka qëlluar me αrmë zjarri, mbrëmjen e kësaj të enjteje në drejtim të patrullës së policisë. Sipas mediave ngjarja ka ndodhur në afërsi të Rinasit.
Të njëjtat burime thonë se policia e Tiranës kishte marrë një informacion për një person të armatosur në këtë zonë. Efektivët ishin nisur për kapjen e tij.
Në momentin që efektivët i janë afruar, i riu ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të policisë duke u rrezikuar jetën. Fatmirësisht nuk ka efektivë të lënduar.
Pas kësaj policia ka arrestuar autorin. I riu i cili është arrestuar nga policia është person me precedent penal të mëparshëm, por ende nuk jepet identiteti i tij.









