Monday, November 11, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomePOLITIKËMinistri i Brendshëm Taulant Balla flet nga Fieri për samitin e BE...

Ministri i Brendshëm Taulant Balla flet nga Fieri për samitin e BE në Tiranë

Nga Fieri teksa ka marr pjesë në 79 vjetorin e çlirimit të qytetit ministri i brëndshëm Taulant Balla ne prononcimin e tij mediatik ka uruar edhe ish – kryeministrin Sali Berisha, me rastin e ditelindjes duke dhene mesazhin se “politika nuk është armiqësi”.

Teksa është ndalur në Samitin e BE të ditës së nesërme që mbahet në Tiranë, Taulant Balla ka pohuar se nga ana e BE duhet të përcaktohet qart por dhe është tashmë e sigurt se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në BE, jo vetëm Shqipëria që e ka të sigurt por edhe vende të tjera të Ballkanit Perëndinor pasi nuk kan një plan tjeter B. BE duhet ti japi aksesin vendeve të Ballkanit Perëndimor për një sërë programesh ekonomike.

Balla ka pohuar më poshtë se nuk ka tensione mes qeverisë Rama dhe asaj të Kosovës por e mbështet tërësisht në integrimin e saj jo vetëm në BE por edhe ne struktura të tjera euroatlantike

Në fund Ministri Balla teksa është pyetur për të uruar datlindjen e liderit të opozitës Sali Berisha i zënë ngusht është përgjigjur se politika nuk është armiqsi, por gjithsesi qytetarit Sali Berisha i urojë gëzuar ditlindjen nëse i ka shërbyer qytetarëve

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME