
Në përfundim të këtij sezoni, edhe një tjetër legjendë do t’i japë lamtumirën Real Madrid: Kupa e Botës për Klube do të jetë kompeticioni i fundit që Luka Modric do të luajë me fanellën e “Los Blancos”, skuadra ku ai u shndërrua në njërin nga mesfushorët më të mirë të Europës. Spanjollët humbasin një tjetër nga shtyllat e tyre, i pari që largohet pas largimit të teknikut Carlo Ancelotti dhe ardhjes së Xabi Alonso. Kroati ka njoftuar në rrjetet sociale se kjo do të jetë sezoni i tij i fundit me Real, duke mbyllur një aventurë që nisi në vitin e largët 2012 dhe që u mbush me trofe dhe vlerësime të rëndësishme.
Është fundi i një epoke për shumë tifozë që janë rritur me vizionin e tij në fushë, por që do ta përshëndesin një vit më herët se sa pritej: në planet e lojtarit ishte që të bënte edhe një sezon tjetër, por projekti i ri i Real Madrid parashikon një rinovim të skuadrës, duke vënë në diskutim pozicionin e tij në grup.
Modric i thotë lamtumirë Real Madrid pas 13 vitesh
Është një lajm që vjen papritur dhe i gjen të papërgatitur tifozët. Këto do të jenë ndeshjet e fundit të kroatit me fanellën e Real Madrid, së cilës i ka kushtuar thuajse gjithë karrierën e tij. Ai mbërriti në Spanjë në vitin 2012 dhe që prej asaj kohe u bë zot absolut i mesfushës, duke u kthyer në një nga më të mirët në botë në rolin e tij. Ky kapitull i gjatë ka arritur në përfundim: Modric do t’i japë lamtumirën “Blancos” pas Kupës së Botës për Klube, me shpresën për të fituar të paktën një trofe në këtë sezon të vështirë.
Një letër përshëndetëse e mbushur me emocione dhe mirënjohje
Mesfushori ka përshëndetur të gjithë me një letër të gjatë, në të cilën falënderon për dashurinë e pakushtëzuar dhe rrëfen emocionet që ka përjetuar gjatë dekadës së fundit. Ai ka mbushur vitrinën personale me 28 tituj të rëndësishëm, përfshirë 6 Champions dhe 4 kampionate spanjolle, si dhe çmimin prestigjioz “Topi i Artë” që e fitoi në vitin 2018. Largimi i tij vjen pas mbërritjes së teknikut spanjoll Xabi Alonso, i cili ka preferuar të rinovojë grupin për të nisur epokën pas italianit Ancelotti.