Friday, April 26, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomePOLITIKËMonika Kryemadhi: Fieri meriton një shanc të ri

Monika Kryemadhi: Fieri meriton një shanc të ri

Deputetja e PL që përfaqson Fierin Monika kryemadhi ka zhvilluar një takim me demokratët në shtabin elektoral të kandidatit për kryetar bashkie Evdar Kodheli.

Sot me shtabin elektoral të kandidatit të koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’ për Kryetar të Bashkisë së Fierit , Evdar Kodheli.

Qarku i Fierit është qarku më i pasur në Shqipëri, jo vetëm për sa i përket burimeve natyrore, por edhe për sa i përket kapaciteteve njerëzore, ndaj Fierit duhet t’i rikthehet fuqia, autoriteti dhe pushteti në dorën e qytetarëve të tij.

Fieri sot meriton një shans të ri. Tani është momenti juaj, për t’i dhënë vetes, familjes, fëmijëve e qytetit tuaj, një Kryetar Bashkie që i nënshtrohet vullnetit tuaj dhe jo interesave klienteliste të qeverisë.

14 Maji do të jetë dita e fitores së qytetarëve fierakë, do të jetë dita e fitores së Ndryshimit të Madh.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME