Saturday, April 27, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETPërgjaket Kavaja, ja detajet e policisë (vidio)

Përgjaket Kavaja, ja detajet e policisë (vidio)

Policia e Shtetit ka dhënë një njoftim paraprak për ngjarjen e rëndë në Kavajë. Konfirmohen dy viktimat e këtij krimi ndërsa ende nuk dihen motivet e ngjarjes.

Lapsi.al zbardh më shumë detaje nga ngjarja e rëndë në Kavajë ku mbetën të vrarë dy persona; Edmond Gosa dhe Altin Rexha. Mësohet se Rexha me një fëmijë përdore në momentin e konfliktit me Edmond Gosën.

Nga të dhënat e para bëhet me dije se sherri ka qenë momental, sidoqoftë hetimet do të zbardhin më shumë. Gosët në Kavajë njihen si një fis i madh me dhe influencë. Policia e Shtetit ka qenë e rezervuar në njoftimin paraprak për ngjarjen. Lapsi.al sjell më poshtë pamje nga vendi i ngjarjes, si dhe njoftimin paraprak të Policisë së Shtetit.

Kavajë/Informacion paraprak

Më datë 29.03.2023, në Kavajë, tek kryqëzimi i valutës, ka ndodhur një konflikt midis dy shtetasve, ku shtetasi Edmond Gosa 43 vjeç, ka plagosur me thikë shtetasin Altin Rexha, 43 vjeç, ndërsa ky i fundit ka plagosur me armë zjarri shtetasin Edmond Gosa.

Si pasojë e plagëve të marra të dy shtetasit e përfshirë në konflikt, kanë ndërruar jetë në spital.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Në përfundim të veprimeve paraprake në vendngjarje, do të kemi një informacion vijues.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME