SPORT

Napoli shpallet Kampion Italie për vitin 2025, titulli i 4-të në histori

Në një mbrëmje elektrizuese në “Stadio Diego Armando Maradona”, Napoli i drejtuar nga Antonio Conte ka siguruar titullin kampion të Serie A, pas fitores 2-0 ndaj Cagliarit në ndeshjen e fundit të kampionatit. Me këtë sukses, ekipi napolitan mbyll sezonin me një pikë më shumë se ndjekësit e Interit, duke kurorëzuar një edicion të jashtëzakonshëm.

Pjesa e parë ishte i dominuar nga Napoli, por portieri Sherri, i zgjedhur titullar nga trajneri Nicola, tregoi aftësi të jashtëzakonshme në portë. Megjithatë, në minutën e 42-të, nuk mundi të ndalë goditjen spektakolare me gjysmë-roveshatë të Scott McTominay, që çoi ekipin vendas në avantazh dhe ndezi festën në stadium.

Pas pushimit, tensioni u zhduk dhe Napoli e gjeti menjëherë golin e dytë me një depërtim individual të Romelu Lukaku. Belgu, së bashku me David Neres, ishin pranë edhe golit të tretë, por rezultati mbeti i pandryshuar.

Me këtë fitore, Napoli shpallet zyrtarisht kampion i Italisë, duke festuar titullin e katërt në historinë e klubit dhe të parin nën drejtimin e Contes. Festa mund të nisë në Napoli! /Koha Jonë/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button