Ndalohet babai i kandidates për deputete të PSD, arsyeja.

Artestime zgjedhore ne Fier.
Mësihet se është ndaluar nga policia Pandeli Bozha i njohur dhe si Agim Brahimllari.
Ky është babai i kandidates për deputete Limonera Bozha nga PSD
Kandidatia e PSD ka pohuar se babai i saj është thirrur në komisariatin e policisë në Fier në orën 21. Më pas është ndier keq dhe është dërguar në urgjencë të spitalit Fier për ndihmë mjekësore. Më pas është rimar në pyetje dhe i kanë komunikuar arsyen e ndalimit.
Drejtoria Vendore e Policisë Fier
-Si rezultat i një hetimi njëmujor, në drejtimin e SPAK, dokumentohet një rast i blerjes së votave.
Vihet në pranga autori.
Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare ekzekutuan urdhrin e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, për ndalimin e shtetasit P. B., 63 vjeç, banues në fshatin Portëz, për veprën penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”.
Nga hetimet dyshohet se gjatë një muaji, ai iu ka dhënë shuma parash, shtetasve të ndryshëm, me qëllim blerjen e votave në favor të kandidates së një subjekti politik.
Materialet procedurale iu referuan SPAK, për veprime të mëtejshme.