AKTUALITET

Ndez zjarr për mbeturina, flakët përhapen në ullishte, shoqërohet 78-vjeçari

Një zjarr përfshiu ullinjtë në fshatin Gorishovë të Fierit, pasi dyshohet se P. M., 78 vjeç, ndezi zjarr për të djegur mbeturina.

Për shkak të erës, flakët u përhapën, ndërsa 78-vjeçari u shoqërua në Komisariatin e Fierit për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i Policisë:

Fier/Informacion paraprak

Në fshatin Gorishovë, Fier, shtetasi P. M., 78 vjeç, dyshohet se ka ndezur zjarr për të djegur mbeturina në tokën e tij dhe, si pasojë e erës, zjarri është përhapur, duke përfshirë një sipërfaqe të konsiderueshme toke të mbjellë me ullinj shekullorë.

Forcat e Zjarrfikëses dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje, ku po vijojnë punën për shuarjen e flakëve.

Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar shtetasin P. M. në Komisariatin e Policisë Fier, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button