Në Fier janë mbledhur artistët më të mirë të vendit. Në kulmin e fushatës elektorale arti nuk don t’ia dijë për politikën e ditës, pasi arti është me lart se politika dhe interesat e ditës.
“Nisëm Festivalin Mbarëkombëtar të Aktrimit “Apollon”, që padyshim është një nga ngjarjet më të bukura kulturore të vitit, një patentë kjo që disponohet nga drejtori i këtij teatri Klajdi Marku dhe i ka munguar për shumë vjet qytetait Fierak.
Këtë javë Fieri do të jetë i artistëve dhe i magjisë së artit skenik’- shkruan Armando Subashi, kryebashkiaku i Fierit dhe kandidat për 14 majin.