Nesho: Rama i rrethuar nga skandalet, mediat zbulojnë realitetin e errët

Diplomati Agim Nesho, i ftuar në “Çim Peka Live” në SYRI TV, ka folur për situatën politike në Shqipëri dhe për ndikimin që ka pasur gjatë viteve kryeministri Rama, duke vënë në pah realitetin e vështirë dhe sfidat që përballet sot lideri shqiptar në arenën ndërkombëtare.
Nesho theksoi se, pavarësisht përpjekjeve për të projektuar një imazh të suksesshëm, realiteti i brendshëm dhe vlerësimet në mediat amerikane dhe perëndimore tregojnë një tablo krejt tjetër, ku korrupsioni, droga dhe autokracia janë fenomene që nuk mund të injorohen më.
Ai nënvizoi se ndryshimet në marrëdhëniet ndërkombëtare dhe humbja e ndikimit të aleatëve historikë kanë vendosur Ramën në një situatë shumë të vështirë, duke e bërë të pamundur ruajtjen e influencës që kishte më parë.
Pjesë nga deklarata:
Ka pasur një fluks të artikujve në mediat kryesore amerikane. Provat tregojnë se Ram nuk del dot nga Ramduro. Po të shikosh më të drejtë, edhe shkrimi i New York Times, që nga titulli ishte i tillë. Ku mund ta gjejmë një njeri të korruptuar si kryebashkiaku Adams? Provoni Shqipërinë. Do të thotë që Shqipëria shihet nga shtypi i madh kryesor, si një destinacion ku vepron korrupsioni dhe droga. Ajo që shtypi francez dhe politikanë francezë si Macron nuk i marrin parasysh. Le Monde e ka thënë shpesh që në Tiranë dhe në Beograd nuk dihet kush vepron, a është mafia apo politika. Ashtu si e ka thënë ARTE: para, drogë dhe diplomaci. Janë kontribute të shquara, por nuk i ka dëgjuar njeri. Sepse ky njeri, 13 vite në pushtet, ka punuar në ekuilibra që vetë burokratët e Brukselit janë vetë të prekur, siç mund të jetë figura e Melonit apo Macron që i sigurojnë një pushtet relativisht të pabesueshëm.
Artikujt e fundit kanë një shtysë. Sepse është shumë e vështirë të shkruash në Fax News, artikujt e fundit janë bërë edhe për 2-3 ditë. I gjithë shtypi amerikan ka pranuar në heshtje atë demagogjinë e Ramës që reforma në drejtësi është perfekte. Të gjithë ne e dimë që ata thonë se nëse doni për Shqipërinë, ky ka bërë një reformë. Shtypi amerikan ka guximin për herë të parë të ngrihet të shikojë më vërtetë dhe të shohë që ky realitet është krijuar nga autokratët për t’i shërbyer vetëm Perëndimit.
Shoqëria amerikane, që bazohet në principe, e ka shumë të qartë kush është Rama dhe çfarë përfaqëson. Por pse është ndalur deri tani? Është ndaluar deri tani se interesa të bashkëpunëtorëve të tij si Soros apo Mc Gonigal e kanë shtyrë këtë duke krijuar marrëdhënie personale përfitimi me një autokrat si Rama. Tani kanë ndryshuar raportet, kanë ndryshuar në pamundësinë që ai të blejë influencë, prapë ka mbajtur qëndrime karagjoze duke vënë në rrezik jo vetëm veten e tij, që e kanë quajtur idiot, por edhe Macron që ka luajtur lojën e tij duke u tallur me administratën e re. Unë mendoj që kjo grumbull artikujsh ka dhe një interes në rritje për Shqipërinë, çfarë po ndodh aty. Kjo është kosto për taksapaguesin amerikan.
Është një moment që vetëm në Shqipëri ky mund ta mbajë atë luks me ato fabulat e tij që bën me njerëzit që takon, por në botën Perëndimore, sidomos në SHBA, e ka të vështirë. Një njeri që vdes për protagonizëm mungon në 80-vjetorin e Kombeve të Bashkuara, ku do të promovohej të enjten e hapjes së diskutimit të Asamblesë së Përgjithshme dhe Këshillit të Sigurimit ideja e inteligjencës artificiale, ku ai e promovon veten. Kjo tregon që ai ka një situatë tepër të vështirë.









