Saturday, October 5, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeSPORTNeymar: “Në vitin 2025 kthehet te Santos për Botërorin”

Neymar: “Në vitin 2025 kthehet te Santos për Botërorin”

Neymar sapo ka mbërritur në Arabinë Saudite te Al-Hilal, por historia mund të mos zgjasë shumë. E çuditshme nëse konsideron se braziliani firmosi për klubin e tij të ri pak më shumë se një muaj më parë e tashmë po flitet për të ardhmen e tij. Janë në fakt mediat braziliane që kanë kthyer vëmendjen te O’Ney, duke zbuluar planin e tij. Sipas tyre braziliani është gati të kthehet te Santos në vitin 2025. Qëllimi është përgatitja për Botërorin e planifikuar për vitin e ardhshëm në Amerikën e Veriut.

Plani i ish-lojtarit të Barcelonës dhe PSG-së u zbulua nga disa gazetarë brazilianë të cilët saktësuan se Neymar është gati të veshë sërish fanellën e Santos. Një lëvizje e tillë do t’i lejonte O’Ney mundësinë për të përmbyllur sa më mirë eksperiencën e tij me Selecaon.

Ndërkohë, sulmuesi që kaloi Pele në listën e shënuesve më të mirë me Brazilin, duhet të përballet me kontradiktat me trajnerin e Al-Hilal, Jorge Jesus. Marrëdhëniet me të tashmë janë të acaruara, aq sa Neymar ka kërkuar shkarkimin e trajnerit portugez. Te Santos ai do të gjente një ambjent që e adhuron. Me klubin brazilian ai u bë i famshëm, përpara se të zbarkonte në Europë.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME