SPORT

Nga Berisha te Pogba, ja lojtarët që kanë mbetur pa kontratë

Sesioni i merkatos dimërore do të mbyllet më 3 shkurt, një muaj pas hapjes zyrtare. Nuk kanë munguar lëvizjet në ekipe të ndryshme, por ka ende lojtarë shumë të njohur që nuk kanë mundur të gjejnë skuadër.

I pari në portë është Etrit Berisha. Gardiani shqiptar, në moshën 35 vjeç, pasi veshi fanellën e ekipeve si Lazio, Atalanta apo Empoli ka mbetur pa skuadër. Ai ka luajtur 160 ndeshje në elitën e futbollit italian. Në mbrojtje është dyshja e njohur Cendric Soares dhe Sergio Ramos. Nga krahët janë Amartey dhe Marcelo Viera.

Në mesfushë spikat një emër i njohur si Paul Pogba, i cili ka zgjidhur kontratën me Juventusin. Në këtë repart janë dhe dy emra si Coquelin dhe Rafinha.

Në sulm 3 lojtarët e njohur që kanë mbetur pa kontratë janë Castillejo, Keita Balde dhe Diego Costa. Edhe pse kanë luajtur me ekipe të njohura, mosha dhe forma e tyre nuk ka bindur askënd që t’i ofrojë një kontratë të re.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button