Një nga insektet më të bezdisshme tashmë është një robot!

Universiteti Kombëtar i Teknologjisë së Mbrojtjes në Kinë ka realizuar një mikro dron që i përngjan një mushkonje. Droni është krijuar për operacionet ushtarake.
Ajo që e veçon janë përmasat e vogla që e bëjnë të lehtë të fshihet.
Pajisja ka dy krahë të tejdukshëm që duken tamam si të mushkonjës dhe katër ‘këmbë’ të holla që përdoren gjatë uljes.
Një nga përdorimet më kryesore të dronëve të këtij lloji janë vëzhgimet ushtarake ose misionet speciale. Droni ka sistem të përparuar baterie, kontrolli dhe sensorë, sipas Interesting Engineering.
Pajisje të tilla janë të vlefshme për shkak të përmasave që e bëjnë të vështirë të dallohen në operacione sekrete apo spiunazhi.

Përveçse në ushtri, mini dronët janë të dobishëm edhe në mjekësi sepse mund të përdoren në ndërhyrje kirurgjikale apo diagnostikim, si edhe në monitorimin mjedisor për të vërejtur nivelet e ndotjes apo reagimin ndaj katastrofave.
Edhe pse kanë shumë avantazhe, këta dronë janë të vështirë për t’u ndërtuar për shkak të dizajnit në miniaturë, baterive dhe sensorëve.
Së fundmi, shkencëtarët krijuan një robot si grerëz. Po i njëjti grup nga UC Berkeley krijoi një robot “karkalec” që reziston edhe nëse shkel mbi të.