Wednesday, June 26, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeKULTURËNUK RRITET BLEGTORIA ME KONTRABANDË!

NUK RRITET BLEGTORIA ME KONTRABANDË!

Nga Ervin Resuli – Një rast i rëndë ka ndodhur në Korçë, ku Prokuroria ka konstatuar se kafshë me matrikuj të Greqisë hyjnë lirisht në territorin shqiptar. Kjo përbën një rrezik të madh shëndetësor, sidomos për sa i përket brucelozës, pasi zonat kufitare të Greqisë janë të njohura për prezencën e lartë të kësaj sëmundjeje që prek edhe njerëzit. Çdo kafshë që hyn pa dokumentacion të rregullt konsiderohet efektivisht pozitive me brucelozë!

Situata rëndohet edhe më shumë pasi zyrtarë të Ministrisë së Bujqësisë, që kanë përgjegjësinë kryesore për sigurinë ushqimore dhe veterinare, bëhen palë me kontrabandistët!

Blegtoria po kalon kohë të vështira për shkak të çmimit të ulët të qumështit dhe subvencioneve mjerane, por kontaminimi i këtij sektori me sëmundje është një akt dashakeqës dhe vrastar. Ky është momenti kur SPAK duhet të ndërhyjë, sepse po flasim për jetën e njerëzve.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME