Emrat/ Vodhën 4 milionë Euro, korkohen dy shqiptarë

Greqi – Autoritetet greke kanë zbuluar pas 17 vitesh vjedhjen e 4 milionë eurove në një bankë. Mediat vendase bëjnë të ditur se ngjarja kishte ndodhur në vitit 2008 në filialin e një banke në Kifisia, afër Athinës dhe si pasojë janë shpallur në kërkim dy shtetas nga Kosova.
Persona e shpallur në kërkim janë Basri Berisha alias Basri Ramadani 53 vjeç dhe Sinan Beqiroski alias Sinan Bekjiroski 54 vjeç.
Siç raportohet persona të panjohur pasi kanë thyer një dritare kanë hyrë në bankë dhe kanë hequr nga kasaforta qendrore para dhe sende me vlerë, vlera e të cilave kalonte 4.000.000 euro. Gjithashtu 53-vjeçari, Ramadani aktualisht po mbahet në një qendër paraburgimi në Francë, dhe ka qenë në paraburgim nga autoritetet gjermane dhe të Kosovës për vepra të ngjashme.