AKTUALITETKRYESORE

Pashkët, festë e bashkimit dhe shpresës – mijra besimtarë në Fier kremtojnë Pashkët. (foto e vidio)

Fier – Këtë vit  Pashkët Ortodokse dhe ato Katolike u festuan në të njëjtën datë, një ngjarje që ndodh vetëm një herë në katër vjet. Kjo përputhje i ka dhënë festës një ndjesi të veçantë uniteti dhe solidariteti, veçanërisht në qytetin e Fierit.

Në mesnatën e së dielës, mijra  besimtarë u drejtuan drejt Kishës Ortodokse të Shën Gjergjit për të marrë flakën e shenjtë të shpresës. Ceremonia u shoqërua me urimin tradicional “Krishti u ngjall!”, i cili u përhap me ngrohtësi mes njerëzve, bashkë me dritën e qirinjve që simbolizon ringjalljen dhe triumfin e jetës mbi vdekjen.

Gjatë meshës dhe lutjeve, besimtarët ndezën qirinjtë e tyre, duke ndarë momente reflektimi dhe lutjeje për paqe, dashuri, mirësi dhe një të ardhme më të begatë për familjet e tyre. Festimi i përbashkët këtë vit ka sjellë jo vetëm përjetim shpirtëror, por edhe një mesazh të fuqishëm për bashkëjetesën dhe respektin ndërmjet komuniteteve fetare.

Pashkët, përveç aspektit fetar, janë një kujtesë e vlerave universale si shpresa, rilindja dhe bashkimi – vlera që këtë vit u ndjenë më fort se kurrë në Fier.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button