Djali që shuajti etjen e 500 mijë afrikanëve

Ky është djali që shuajti etjen e gjysmë milioni afrikanësh. Quhet Ryan dhe ka lindur në Kanada, në maj të vitit 1991.
Kur ishte vetëm gjashtë vjeç, në shkollë, mësuesja u tregoi fëmijëve se si jetojnë fëmijët në Afrikë. I prekur thellësisht nga fakti që disa prej tyre vdesin nga etja, ndërkohë që ai mjaftohej të shkonte te çezma për të pirë ujë të pastër, Ryan-i pyeti mësuesen sa do të kushtonte të çoje ujë në Afrikë. Ajo përmendi një organizatë me emrin “WaterCan”, e cila mund të ndërtonte puse për rreth 70 dollarë.
Kur shkoi në shtëpi, ai iu drejtua menjëherë nënës së tij, Susan, dhe i kërkoi 70 dollarë për të blerë një pus për fëmijët afrikanë. Nëna i tha se do t’i jepte paratë vetëm nëse i fitonte me punë të ndershme, dhe i dha detyra për të fituar disa dollarë në javë.
Më në fund mblodhi 70 dollarët dhe shkuan në “WaterCan”, ku mësuan se kostoja reale e hapjes së një pusi ishte 2,000 dollarë. Susan-i i bëri të qartë se nuk mund ta mbulonte atë shumë, por Ryan-i nuk u dorëzua. Ai premtoi se do të kthehej me 2,000 dollarë.
Vazhdoi të kryente punë të ndryshme në lagje dhe të mblidhte para, duke frymëzuar edhe vëllezërit, fqinjët dhe miqtë e tij që të ndihmonin, derisa e arritën qëllimin. Në janar të vitit 1999, u hap pusi në një fshat në veri të Ugandës.
Pas ndërtimit të pusit, shkolla e Ryan-it nisi të bashkëpunojë me shkollën pranë pusit. Kështu Ryan-i njohu Akanën, një djalë që luftonte çdo ditë për të mësuar. I magjepsur prej tij, Ryan-i i lut prindërit që të udhëtojnë për ta takuar. Në vitin 2000, mbërritën në vendbanim, ku e pritën qindra njerëz që kishin formuar një korridor dhe thërrisnin emrin e tij.
“A dinë edhe si quhem?” – pyeti i habitur Ryan-i.
“Të gjithë që jetojnë deri në 100 kilometra larg e dinë,” – iu përgjigj udhërrëfyesi.
Sot Ryan është 34 vjeç, ka themeluar fondacionin e tij dhe ka ndërtuar mbi 400 puse në Afrikë. Ai është gjithashtu përgjegjës për ofrimin e arsimit dhe për mësimin e komuniteteve lokale se si të kujdesen për ujin dhe puset e tyre.
Ndërkohë që shpesh kalojmë pranë gjërave të kota, asgjë nuk është më e drejtë se t’i shprehim mirënjohje një heroi të vërtetë.
Gazetamax.mk💡 Një klik për ty, një buzëqeshje për ne😊! Pëlqeje dhe shpërndaje!