AKTUALITET
Përplasje fizike mes komisionerëve në Lushnjë, ndërhyn policia dhe pezullohet votimi

Në një qendër votimi në Lushnjë ka patur përplasje fizike mes komisionerëve të PD dhe PS. Sipas komisionerëve të pranishëm, komisionerët e Partisë Demokratike janë ankuar se ata të PS kanë filmuar votat e qytetarëve. Ndërkohë, pas këtij incidenti, votimi është pezulluar.
“Në mëngjes kanë ardhur anëtarët bashkë me sekretarin dhe kryetarin, anëtari i PD ka kërkuar të mbyllen kamerat, në atë moment ka ndodhur përplasja e parë. Më pas u mbyllën kamerat. Ka pasur pretendime nga anëtari i PD se ai i PS po bënte foto”, ka thënë njëri prej komisionerëve.