Xing makinash te “kthesa e Verbasit” , 6 të plagosur

Fier – Një aksident me disa të lënduar ka ndodhur disa minuta më parë në aksin rrugor Fier- Roskovec , në vendin e quajtur “ Kthesa e Verbasit”.
Dy automjete një tip Benz e tjetri Renault , janë përplasur me njëra- tjetrén dhe pér pasojé kané mbetur té lénduar dy drejtuesit dhe katër pasagjerét që udhëtonin me ta.
Ata janë transportuar me urgjencé drejt Sptalit Rajonal Fier për të marrë ndihmën mjekësore. Dy drejtues të mjeteve dhe dy pasagjerë që ndodhehsin në to kanë shkuar për kontroll mjekësor në urgjencë të spitalit rajonal Fier. Nga bluza të bardha të spitalit mësohet se ata kanë marr ndihmën e parë mjemësore dhe janë jasht rrezikut për jetën
Ndërkohë që policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjaje pér té pércaktuar shkaqet e këtij aksidenti si dhe për të.përcaktuar shkaqet e aksidentit.
Rreth orës 09:00, në fshatin Verbas, automjeti me drejtues shtetasin J. V., 18 vjeç, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin F. S., dhe për pasojë janë dëmtuar dy drejtuesit dhe katër pasagjerë, të cilët ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.









