Sunday, December 8, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETPolicia dhe bashkia terorizojnë banorët në Kurjan (vidio)

Policia dhe bashkia terorizojnë banorët në Kurjan (vidio)

Rroskovec – Pak javë pasi denoncoi banorët për ndërtim pa leje, pasi shtruan rrugën me paratë e tyre, kryebashkiakja e Roskovecit Majlinda Bufi ka përdorur përsëri forcat e policisë për tu bërë terror banorëve të fshatit Kurjan.

Ditën e mërkurë, tre furgona me dhjetra efektivë të policisë së shtetit, kanë zbarkuar në fshatin Kurjan, për t`i hapur rrugë shembjes së mureve rrethuese në disa banesa të këtij fshati, ku pritet të bëhet zgjerimi i një rruge.

Banorët janë shprehur se u terrorizuan nga plolicia dhe bashkia, e cila i ka trajtuar si kriminelë, pavarësisht se sipas banorëve, nuk kanë pasur kundërshtim për zgjerimin e rrugës.

Shembjet me forcë të mureve rrethuese të pronave të tyre, banorët e fshatit Kurjan i cilësojnë si hakmarrje për shkak të bindjeve të tyre politike.

ALB365 kërkoi shpjegime nga kryetarja e bashkisë, Majlinda Bufi në lidhje me përdorimin e policisë dhe shembjen e pronës së qytetarëve me forcë, por kryebashkiakja e Roksovecit refuzoi të flasë.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME