Wednesday, June 26, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETPolicia Fier në 24 orët e fundit

Policia Fier në 24 orët e fundit

Një i ri po hetohet nga prokuroria Fier pasi kishte aplikuar për kartë identiteti në një kohë kur kartën e ID së mëparshme ja kish bllokuar prokuroria. Në hetim janë edhe dy shtetas nga Kallmi i Fierit pasi janë rrahur me njëri – tjetrin për shkaqe që ende nuk dihen

Sektori për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. H., 26 vjeç, banues në fshatin Kreshpan, pasi ka aplikuar për dokument identifikimi (kartë ID), duke deklaruar se i kishte humbur dokumenti i mëparshëm, të cilin nga verifikimet rezultoi se ia ka bllokuar Prokuroria e Fierit.  

Komisariati i Policisë Fier referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit A. Ç., 56 vjeç dhe A. B., 48 vjeç, të dy banues në fshatin Kallm, Fier, pasi janë konfliktuar fizikisht me njëri-tjetrin, për motive të dobëta.  

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME