Thursday, July 18, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETPolicia rrugore në aksion me radarë automatikë

Policia rrugore në aksion me radarë automatikë

Fier – Policia Rrugore e Fierit intensifikon kontrollet duke përdoror radarë automatikë, mjete të paloguara, patrulla me punonjës të Policisë rrugore në lëvizje.

Si rezulat, 100 automjete me targa të huaja janë shpallur alert nga Policia Rrugore e Fierit pasi janë kostatuar nga radarët automatikë me shpejtësi mbi normat e lejuara.

Policia Rrugore e Fierit i ka përcjellë të gjitha pikave të kalimit të kontrollit kufitar listën me targat e automjetetve me qëllim pengimin e tyre për të mos vijuar lëvizjen më tej pa mbaruar veprimet me Policinë Rrugore për shkeljen e konstatuar.

Pas “Njoftimit në Kufi” lidhur me 100 mjete të shpallura “Alert” për shpejtësi tej normave të lejuara, matur nga aparatura Radar ComLazer, në PKK Morinë, në Portin e Vlorës, në pikën e kalimit Kufitar Tushemishtë, janë konstatuar dhe ndëshkuar 4 mjete, të cilat pas likujdimit të masave administrative, u lejuan të vazhdojnë udhëtimin.

Policia Rrugore e Fierit apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve që të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor, pasi do përballen me radarë, policë rrugorë, e çdo shkelje e kryer nga ana e tyre do përkthet në masë administrative pas filmimeve të kryera nga mjetet logjistike bashkëkohore që tashmë Policia Rrugore ka në dispozicion për të përmbushur detyrën, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME