Policia zbarkon në Tiranë, Durrës, Fier e Vlorë. Kontrolle dhe urdhër-arreste, detajet e para

Një operacin me shkallë të gjerë po zhvillohet nga forcat e rendit në disa qytete të vendit.
Burime informacioni bëjnë me dije se aksioni po zhvillohet në Tiranë, Durrës, Fier e Vlorë, ndërsa mësohet se lidhet me krimin e organizuar.
Thuhet per momentin se kane kapur një sasi droge dhe kane ndaluar nje person
Burime konfidenciale pohojnë se kane ndaluar nje person
Janë kryer kontrolle, ndërsa ka dhe urdhër-arreste por detajet pritet të mësohen në vijim.
Mesohet se Operacioni antidrogë po zhvillohet në Shqipëri e Itali, dhe sipas mediave italiane janë sekuestruar miliona euro pasuri
Trafik heroine dhe kokaine nga Ballkani drejt Puglias, 52 urdhërarreste në Shqipëri dhe Itali
Operacion në Shqipëri e Itali, 52 urdhërarreste për trafik droge, shpërdorim detyre e pastrim parash”, raportojnë mediat italiane.
Ndërkaq në orën 10:30 pritet që kreu i Prokurorisë së Posaçme të dalë në një konferencë të jashtëzakonshme së bashku me kolegët e tij italianë ku do të zbardhen dhe detaje të tjera nga ky megao-operacion.