Saturday, April 20, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeSPORTPortugalia shkatërron Zvicërën 6 me 1

Portugalia shkatërron Zvicërën 6 me 1

Portugalia është skuadra e fundit që kualifikohet për në fazën çerekfinale të Kupës së Botës. Skuadra luzitane shpartalloi 6-1 skuadrën e Zvicrës, në një ndeshje që nuk do të kishte shumë histori.

Trajneri Fernando Santos bëri një zgjedhje kurajoze duke lënë në stol Cristiano Ronaldon, për të aktivizuar Goncalo Ramos. Edhe pse herë të parë si titullar, 21-vjecari ishte i jashtëzakonshëm duke shënuar plotë 3 gola për të marrë topin në shtëpi.

Mbrëmja fantastike u kompletua dhe nga golat e dy mbrojtësve, veteranit Pepe dhe anësorit Raphael Guerreiro. Ronaldo u aktivizua në minutat e fundit, teksa ju anulua dhe një gol për pozicion jashtë lojë.

Në kohën shtesë, kishte kohë dhe për një perlë të vërtet ng Leao që luajti në minutat e fundit. Portugalia në fazën çerekfinale do të sfidojë Marokun, që nga ana tjetër eliminoi Spanjën.

Te Zvicra Shaqiri dhe Xhaka e nisën ndeshjen si titullar, por nuk mundën të bënin shumë nga ekipit luzitan, që ishte shumë më lart në lojë.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME