Saturday, May 18, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETPresidenti Meta i jep titullin "Mjeshtër i Madh" Prof.Dr. Fatmir Shehu

Presidenti Meta i jep titullin “Mjeshtër i Madh” Prof.Dr. Fatmir Shehu

Shqipëria është një nga vendet me burime natyrore më të mëdha në Europë, sidomos në rezervat e naftës dhe gazit, një pasuri që duhet të kthehej në mirëqenie për vendin dhe për çdo qytetar.

Në kontekstin e zhvillimeve të fundit është me shumë rëndësi që industria e naftës dhe e gazit të marrë mbështetjen që meriton, nëpërmjet investimeve moderne, që garantojnë jo vetëm furnizimin por edhe zhvillimin e qëndrueshëm të ekonomisë kombëtare.Ndaj dhe me mirënjohje për kontributin e çmuar të dhënë për revolucionarizimin e industrisë së naftës në vendin tonë, veçanërisht në vitet ’80, por edhe tani në pension si ekspert i konfirmuar, për të gjithë veprimtarinë e pasur shkencore, si dhe për përkushtimin e treguar për formimin e brezave të inxhinierëve të rinj vlerësova sot me Titullin “Mjeshtër i Madh” një personalitet të shquar të shkencës shqiptare dhe të industrisë së naftës, Prof.Dr. Fatmir Shehu.Zhvillimi, modernizimi dhe mbështetja e industrisë së naftës dhe gazit është interes kombëtar strategjik. Ndaj mbështetur mbi trashëgiminë dhe eksperiencën e personaliteteve si Prof.Dr. Fatmir Shehu të shumëfishojmë përpjekjet për t’i dhënë prioritet këtij sektori jetik për vendin.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME