POLITIKË

Primaret/ Ja kur PD do zgjedhë kandidatët për bashkitë

I gjithë procesi i primareve në Partinë Demokratike për përzgjedhjen e kandidatëve për zgjedhjet lokale të 2023 do të përfundojë në datën 4 dhjetor.

Mediat raportojnë se deri më 6 nëntor do të zhvillohen negociata me aleatët për evidentimin e kandidaturave. Nga data 6 nëntor deri më 13 nëntor Këshilli Kombëtar do të filtrojë kandidaturat. Më pas bëhet publikimi zyrtar i emrave.

Kandidatët e përzgjedhur do të kenë dy javë kohë për të bërë fushatën e primareve. Në datën 4 dhjetor do të zhvillohen primarët në të gjithë Shqipërinë.

Afati për të gjithë ecurinë e procesit të primareve u vendos në mbledhjen e Kryesisë së organizuar nga Sali Berisha. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button