KRYESOREPOLITIKË

Primaret në PDSH dhe në rrethin Fier e Mallakastër (foto e vidio)

Partia Demokratike po mban procesin e primareve në të gjithë vendin këtë të shtunë të 1 marsit, një proces nga ku pritet të dalin edhe pas rivlerësimit nga një komision, deputetët që do të garojnë në zgjedhjet parlamentare të 11 majit nën siglën e PD.

Në garë, në të gjithë Shqipërinë janë 300 kandidatë, ndërsa ata do të përzgjidhen përmes formulës ‘një anëtar, një votë’.

Procesi i Pimareve 2025 për zgjedhjet për Kuvend të 11 maj 2025, është hapur në të gjitha qendrat e votimit në të gjithë Shqipërinë në orën 8.00. Procesi i hapjes së votimit ka qenë i qetëdhe a probleme.

Deri në orën 11 e 30 Fier, Patos, Rroskovec dhe Mallakastër

Rroskovec 300

Mallakastër 200

Patos 209

Fier mbi 800

Deri në orën 12.00 kanë votua:

1. KUKES- 1,430

2. SHKODER- 2,032

3. DIBER- 890

4. LEZHE-1,650

5. DURRES-1,555

6. ELBASAN- 1,380

7. KORCE- 2,033

8. BERAT- 920

9. FIER- 1,440

10. GJIROKASTER- 855

11. VLORE- 1,065

12. TIRANE- 3,936

TOTAL/ 19,186

Pjesëmarrja dhe interesi është shumë I madh, që shpreh interesin e madh të anëtarëve të PD për të përzgjedhur përfaqësuesit të tyre në Kuvendin e Shqipërisë.

Procesi po vazhdon me ritme ta larta dhe në disa qendra votimit ka shumë fluks (Shkodër, Kurbin, Lezhë etj).

KOKOE po e ndjek nga afër procesin për të dhënë zgjidhje cdo problematike apo shqetësimi.

KOKOE I bën thirrje të gjithë anëtarëve të PD me të drejtë vote të dalin e të votojnë sepse sot është një ditë e rëndësishme jo vetëm për PD por për të gjithë Shqiptarët. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button