Princ William refuzon të pajtohet me Princ Harry? .

Të premten, Duka i Sussex-it dha një intervistë për BBC vetëm disa orë pasi humbi apelimin për të siguruar mbrojtje me fonde publike për veten dhe familjen e tij në Mbretërinë e Bashkuar.
Por familja mbretërore u përgjigj me heshtje teksa u shfaqën të bashkuar në ballkonin e Pallatit Buckingham gjatë përkujtimit të Ditës së Fitores në Evropë (VE Day) të hënën.
Burime nga pallati zbulojnë se Harry mund të presë gjatë — ndoshta përgjithmonë — që vëllai i tij të thyejë heshtjen.
“William nuk flet më për Harry-n,” tha një burim për Us Weekly. “Të gjithë e dinë që është një temë që nuk duhet përmendur, kështu që ai nuk e ka përmendur intervistën dhe nuk do ta bëjë.”
Burimi shtoi se princi i ardhshëm, 42 vjeç, është “i lodhur” nga themeluesi i Invictus Games.
“Kur të bëhet mbret, të gjithë mendojnë se përçarja do të thellohet edhe më shumë,” tha burimi për Princin e Uellsit.
Gjatë intervistës së tij për BBC, autori i Spare foli për largësinë me familjen, duke thënë se ishte “i shkatërruar” nga vendimi i gjykatës për të mos i rikthyer mbrojtjen publike në atdhe.
Gjithashtu, ai zbuloi se babai i tij, Mbreti Charles, “nuk flet me mua për shkak të kësaj çështjeje të sigurisë” — megjithatë shprehu dëshirën për pajtim mbretëror.
“Ka pasur kaq shumë mosmarrëveshje mes meje dhe disa pjesëtarëve të familjes,” u shpreh Harry për BBC, duke shtuar se tashmë i ka “falur” ata.
“E dua shumë pajtimin me familjen time. Nuk ka më kuptim të luftojmë.Jeta është e çmuar. Nuk e di sa kohë i ka mbetur babait tim”.
Vendimi përfundimtar i gjykatës nxiti Pallatin Buckingham të publikonte një deklaratë të rrallë mbi situatën e tensionuar.
“Të gjitha këto çështje janë shqyrtuar në mënyrë të përsëritur dhe të detajuar nga gjykatat, me të njëjtin përfundim në çdo rast,” tha një zëdhënës i pallatit.
Vitn e kaluar, Harry shprehu zhgënjim për mungesën e ndihmës nga familja e tij në mes të betejave të tij ligjore.
Sa për Charles-in, ai ka qenë ngurrues të flasë me djalin e tij të larguar nga frika se mund të përfshihej në “rrezik serioz ligjor” gjatë çështjes së dështuar të Harry-t kundër qeverisë britanike.
Në korrik 2024, një mik i Harry-t zbuloi se Charles nuk i përgjigjet më thirrjeve ose letrave të djalit të tij, duke shtuar se Duka mësoi për shtrimin e babait të tij në spital më 27 mars përmes lajmeve.