AKTUALITET

Virozat, ndërron jetë 6 vjeçari në spitalin e Lushnjes

Lushnje – Një 6 vjeçar ka humbur jetën mbrëmjen e djeshme në spitalin e Lushnjes. Fëmija ka ardhur nga qëndra shëndetësore Divjakë pasi banonte në fshatin Shën e Premte. Fëmija shoqërohej nga gjyshi pasi jetonte me gjyshërit.

Sipas burimeve në spitalin e Lushnjes, fëmija vinte pas një mjekimi disa ditor në fshat sepse ishte duke kaluar një virozë dhe ka arritur në gjëndje të rëndë në pediatri. Pasi janë bërë analizat e më pas mjekimet përkatëse dhe duke parë gjëndjen e rëndë janë marrë masa për të nisur në Tiranë.

Sapo është zbritur fëmija për të hipur në ambulancë ka pësuar arrest kardiako- respirator. Fëmija ka mbërritur në spitalin e Lushnjes në orën 14.30 dhe ka ndërruar jetë rreth orës 19.

Në lidhje me këtë rast, sipas drejtuesve të spitalit të Lushnjes do të dalë me një deklaratë ministria e shëndetësisë.

I mituri jetonte me gjyshërit në Shen e Premte pasi e ëma bashkëjetonte me nje tjeter burre sepse ishte divorcuar nga i ati i fëmijës.

Reagimi i spitalit të Lushnjes

Femija Aleksander Rustani i datelindjes 2019 ka mberritur ne Spitalin e Lushnjes 14.20 i shoqeruar nga ambulanca e Divjakes , mberriti ne gjendje shume te rend me saturimet 70 PER RRETHE 12 ORE NE KETE SITUAT REFERUAR NGA FAMILJARET , u asistua ne repartin e pediatrise nga mjeku i rojes dhe personeli infermier , ju dha ndihma e nevojshme u kartelizua u muoren analizat dhe u muoren pergjigjet e analizave ne oren 15.30 dhe 15.45 u thirre konsulta me dy mjek dhe ne ora 16.00 ishte bere vleresimi nga konsulta me diagnozen bronkopneomonia bilaterale difuze, insuficienca respiratore akute.

U vendos qe femija te nisej me urgjence ne QSUT . U pregatit ambulanca , ne pritje te mberritjes se Gjyshit sepse mamaja dhe femija refuzonin te shkonin ne Tr.pa Gjyshin . GJATE GJITHE KOHES KA QENE NE MBIKQYRJEN DHE TRAJTIMIN NGA ANA E MJEKEVE

Ne ora 17.00 femija eshte zbritur per ne ambulance qe do ta shoqeronte per ne Tr. ambulabca e pajisur me oxigjen i cili u aplikua pacientit ne kete moment pati te vjella dhe humbi ndjenjat . Mjeku pediater qe do ta shoqeronte per ne Tr. u perpoq ta reanimonte duke bere masazh kardiak, eshte rikthyer femija ne urgjence tek dhoma e shokut, duke vazhduar reanimomin nga mjeket gjate gjithe kohes, por per shkak te gjendjes se renduar, femija nuk ia doli. Vdekja u kostatua ne oren 17.20 .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button