OP/ AN

PS-ja ka kohë që është shndërruar në PZ: Parti e Zegjineve!

Nga Xhulio Bregasi – PS-ja ka kohë që është shndërruar në PZ: Parti e Zegjineve!

Partia Socialiste nuk mbahet mend që kur nuk është më as parti socialiste, as e majtë, as e intelektualëve (siç ua ka patur qejfi të mburreshin). Ajo parti prej kohësh është përmbajtësisht dhe thelbësisht parti e zegjineve: pa përmbajtje, pa parime, pa ide, pa program, qesharakë deri në marrëzi, arrogantë deri në delir, hajdutë deri në infinit.

Kujtoni “Skënderbeun” e Spiropalit, që e bëri kryetare Kuvendi. Kujtoni Bora Muzhaqin, ministren më gafaxheshë në dynja. Shikoni “fenomenin Zegjine”, mbase më palaçollëkun e historisë së fushatave elektorale.

Të gjitha këto, në fakt janë produkt dhe shëmbëlltyrë bajate e ideatorit dhe kampionit të zegjinellëkut: Edi Ramës. Të tjerët janë thjesht konkurrentë se kush bëhet më qesharak dhe gaztor për liderin karagjoz.

Zegjineja do të jetë figurë kyçe e PZ-së tash e tutje. Simbol i saj. Në rast të një mandati të katërt, katastrofik për Shqipërinë, produkti nuk do të jetë as pasaporta e BE-së, as ëndrrat në diell, por një qeverisje me fasadë zegjineje dhe me thelb hajdutërie akoma më të ashpër.

Këtë makth duhet të paramendojë çdo votues potencial i PZ-së.

Mos u bëj Zegjineja e radhës!

*Marr nga statusi i tij në rrjetin social facebook

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button